Tragjedia në Maliq! DETAJE nga dëshmitarët: Vajza u hodh nga dritarja, i binte derës me shqelma...
Fqinja në Maliq KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin këtë të dielë, ku nj&eum...
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 04:30, në parkingun përballë Departamentit të Matematikës dhe Informatikës, vetëm pak minuta pasi i riu kishte dalë nga një diskotekë së bashku me vëllain dhe disa miq të tij.
ITALI- Vijon hetimi për zbardhjen e plotë të vrasjes së Hekuran Cumanit, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane, i cili u qëllua për vdekje me thikë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një parking pranë Universitetit të Perugias. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 04:30, në parkingun përballë Departamentit të Matematikës dhe Informatikës, vetëm pak minuta pasi i riu kishte dalë nga një diskotekë së bashku me vëllain dhe disa miq të tij.
Sipas hetimeve paraprake, sherri nisi brenda në lokal për një arsye banale, por më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy grupeve të të rinjve jashtë ambjenteve të klubit. Mediat italiane raportojnë se autori i dyshuar i vrasjes është një shtetas me origjinë nga Afrika e Jugut, i cili ndodhej në grupin kundërshtar gjatë konfliktit. Dyshohet se përplasja nisi për arsye banale, si “pse më shikon” dhe më pas mori përmasa të rënda.
Ndërkohë, burime nga hetuesit italianë bëjnë me dije se nuk ka asnjë provë që të lidhë ngjarjen me ndonjë aktivitet kriminal apo banda të strukturuara. Përkundrazi, gjithçka duket të ketë ndodhur si rezultat i një konflikti të çastit. Deri më tani, policia ka marrë në pyetje dhjetëra persona, përfshirë edhe vëllain e Hekuranit, Samuelin, i cili ka pësuar lëndime të lehta. Megjithatë, dëshmia e tij nuk ka rezultuar vendimtare për identifikimin e autorit.
Hetimet janë përqendruar edhe në një tjetër pistë; dyshohet se arma e krimit, një thikë e cila nuk është gjetur ende, mund të jetë sjellë në vendngjarje nga një person i tretë, i cili nuk ndodhej aty në momentin e nisjes së konfliktit. Ky zhvillim ngre dyshime se vrasja nuk ishte thjesht pasojë e një përplasjeje spontane, por mund të jetë nxitur apo përshkallëzuar nga prania e një personi të jashtëm që solli armën vdekjeprurëse./ Dosja.al
Fqinja në Maliq KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin këtë të dielë, ku nj&eum...
Foto nga vendngjarja KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e së dielës, ku një ...
Fqinji KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së dielës në qytetin e Maliqi...
Foto nga vendngjarja KORÇË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Maliq të Korç&eum...
KORÇË- I mituri 14-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Pas nënës, e cila humbi jetën pak minu...
Foto ilustruse KORÇË- Dy fëmijët e mitur, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët ndodhen në gjendje të...
Foto ilustruse KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mailq të Korçës. Një banesë ësht&eu...
Foto ilustruse ITALI- Policia italiane ka identifikuar vrasësin e shqiptarin 23-vjeçar Hekuran Cumanit. Miqtë e Hekuran Cumanit ...
Foto ilustruse DURRËS- Një akisdent rrugor ka ndodhur në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit. Dy automjete janë përplasur m...
Foto ilustruse Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe nd&eum...