Aktualitet

Zjarri në Maliq, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të mitur

Fëmijët iu përkasin moshave 16-vjeç dhe 14-vjeç.

19 Tetor 2025, 14:33 Nga E.d
Zjarri në Maliq, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy
Foto ilustruse

KORÇË- Dy fëmijët e mitur, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Fëmijët iu përkasin moshave 16-vjeç dhe 14-vjeç. Ato janë transportuar menjëherë drejt spitalit, por raportohet se gjendja e tyre është përkeqësuar. Ata kanë marrë djegie të shumta në trup. Nënë e tyre ndërroi jete pak miuta më parë nga asfiksia. Policia ndodhet në vendngjarje, për të hetuar më shumë mbu ngjarjen e rëndë. 

Informacioni paraprak:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al

maliq zjarr 16-vjeç dhe 14-vjeç.

Sondazh

Poll