Aktualitet

Nënë e bir ndërruan jetë pasi banesa u përfshi nga flakët, vajza e mitur në gjendje kritike! Zbulohet SHKAKU i zjarrit në Maliq

Sipas burimeve për mediat, zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një sobe me dru që familja përdorte për ngrohje. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 13:30 në banesën ku ndodheshin 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe dy fëmijët e saj.

19 Tetor 2025, 15:16 Nga M.L
Nënë e bir ndërruan jetë pasi banesa u përfshi nga
Foto nga vendngjarja

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e së dielës, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Ndërkohë, vajza e vogël e familjes, vetëm 6 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Korçës.

Sipas burimeve për mediat, zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një sobe me dru që familja përdorte për ngrohje. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 13:30 në banesën ku ndodheshin 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe dy fëmijët e saj.

Për shkak të tymit të dendur dhe flakëve, nëna dhe djali 14-vjeçar, Luka Azizllari, humbën jetën nga asfiksia. Ndërkohë, 6-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve./ Dosja.al

 

zjarr ne maliq

Sondazh

Poll