Aktualitet

DETAJE të rënda nga tragjedia në Maliq, flet fqinji i tyre: Jetonin në kushte shumë të vështira, të dy fëmijët ishin me autizëm...

Një komshi i familjes Azizllari ka dhënë detaje tronditëse mbi ngjarjen e rëndë, sipas dëshmisë së fqinjit, fëmijët ishin me spektrin e autizmit dhe familja përballej prej kohësh me kushte të vështira ekonomike. 

19 Tetor 2025, 15:02 Nga M.L
DETAJE të rënda nga tragjedia në Maliq, flet fqinji i tyre:
Fqinji

KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së dielës në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa brenda saj ndodheshin një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të tre u nxorën nga banesa dhe u transportuan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të shkaktuara nga asfiksia dhe ndërruan jetë, ndërsa vajza e mitur 6-vjeçare ende lufton me jetën në spital.

Një komshi i familjes Azizllari ka dhënë detaje tronditëse mbi ngjarjen e rëndë, sipas dëshmisë së fqinjit, fëmijët ishin me spektrin e autizmit dhe familja përballej prej kohësh me kushte të vështira ekonomike. 

"Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen”, u shpreh fqinji./ Dosja.al

zjarri ne maliq

Sondazh

Poll