Aktualitet

Bie zjarr në një banesë në Maliq, ndërron jetë nga asfiksia një person

Një banesë është përshirë nga flakët, ku si pasojë ka humbur jetën nga asfiksia një person.

19 Tetor 2025, 14:19 Nga E.d
Bie zjarr në një banesë në Maliq, ndërron jetë nga
Foto ilustruse

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mailq të Korçës. Një banesë është përshirë nga flakët, ku si pasojë ka humbur jetën nga asfiksia një person. Dy fëmijët e mitur të cilët ndodheshin në banesë janë dërguar menjëherë drejt spitali, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje, ku po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Maliq / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al

maliq zjarr viktima

Sondazh

Poll