19 Tetor 2025, 12:14
Nga E.d
Ylli Manjani
TIRANË- Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të avokatit Uljan Bajrami, i cili u arrestua pasi kërcënoi prokurorin në një seancë gjyqësore ku po mbronte klientin e tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Drejtësisë Manjani ka thënë se arrestimi i avokatit është i padrejtë, pasi i kërcënuari i vetëm në seancën gjyqësore ishte vetëm avokati Bajrami.
Manjani ka deklaruar se avokati Bajrami ka qenë në krye të detyrës dhe e ka kryer me shumë durim, vemendje dhe profesionalizëm punën e tij. Ai është shprehur se sistemi i drejtësisë duhet të pastrohet sa më parë nga prokurorë dhe gjykatës të tillë, pasi janë një dëm i shtuar ndaj një sistemi që supozohet të vendos drejtësi. Në fund ish-ministri i ka kërkuar Dhomës së Avokatisë të propozojë masa të menjëhershme reagimi, ndaj këtij rasti.
Reagimi i Ylli Manjani
Kjo është e papranueshme!
Prokurori dhe gjyqtarja e Elbasanit kaq kanë patur mundësinë të bëjnë kundër avokatit Uljan Barjami. Nga audio që dëgjova, në sallën e gjyqit i kërcënuari i vetëm aty ka qenë avokati Barjami. E kërcënoi gjykatësja me përjashtim nga salla e gjyqit. E kërcënoi dhe prokurori, i cili u kap në flagrancë me provën e vet që sprovonte asgjë, nga avokati. U bëre ti të na kapësh ne gafil.... "Ti duhesh arrestuar"- shkumëzon prokurori në sallën e gjyqit, ku gjykatësja shkumëzon për vete!!!! Avokati ka thënë vetëm këto fjalë "për prokurorin do bëj kallëzim për ndjekje penale".
Kjo deklaratë e avokatit është konsideruar "kanosje e gjyqtarit dhe prokurorit". Vetëm për këtë dhe, në një proçes totalisht të montuar keq dhe shumë keq nga Policia Gjyqsore e Elbasanit, arreston avokatin. Kaq kanë patur mundësi të bëjnë, edhe atë në abuzim të hapur me detyrën. Nuk duhet të kenë patur armë prokurori dhe gjykatësja se do e kishin qëlluar, me atë gjuhë mllefi që kanë patur.
Tani, a doni ta shkrijmë fare avokatinë se mbase bini rehat ju të Republikës së Prokurorëve?! Shkrijeni më mirë avokatinë dhe këndoni vetë të pashqetësuar në sallat e gjyqeve ku montoni poshtërsira antinjeri! Dua të them se prokurorë dhe gjykatës të tillë ka në sistem dhe e mira e do që sistemi ti pastrojë sa më parë. Ti pastrojë që të pastrojë veten nga arrogantë e të paaftë që marrin në qafë njerëz cdo ditë.
Avokatit ata ti hanë atë që s'thuhet, sepse janë ata që janë në abuzim me detyrën. Çdo sekond të lirisë së tij të rrëmbyer në mënnurë banditeske, do të duhet ta paguajnë ata që kanë firmën në këtë pisllëk! Po po, do të duhet ta paguani dhe shtrenjtë biles. Ju duket kanosje kjo?! Duhet ta paguani që tu duket prifti kapterr, jo kanosje.
Mjeranë!
Avokati ka qenë në krye të detyrës dhe e ka kryer me shumë durim, vemendje dhe profesionalizëm. E përsëris: klienti i tij nuk ishte askund në nideon-provë që kishte sjellë prokurori për të vërtetuar dyshimin e tij. Ndodh rëndom kjo gjë, për fat të keq. Nuk ua ka fajin avokati se jeni byla në sallën e gjyqit, o prokurorë!!! Nuk e përjashtoni dot Avokatin nga salla e gjyqit në kryerje të detyrës së tij, o gjykatës!!!
Bahhh!
Dhoma e Avokatisë duhet të propozojë masa të menjëhershme, drastike reagimi. Duhet reagim deri sa kjo poshtërsi të ndalojë dhe të vendoset normaliteti në sallën e gjyqit, ku prokurori është vetëm pala tjetër. Kështu nuk punohet!/Dosja.al
ylli manjani uljan bajrami ish-ministri i drejtësisë
Aktualitet
19 Tetor 2025, 11:50
E.d
Arben Llangozi
TIRANË- Pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami, i cili u arrestua pasi kërcënoi prokurorin gjatë një seance...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 11:28
E.d
Foto ilustruse
LUSHNJË- Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. 50-vjeçari...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 11:27
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Sot po mbahet edicioni i nëntë i “Maratonës së Tiranës”, një nga ngjarjet sportive m...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 11:20
E.d
Foto ilustruse
MAQEDONIA E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen zgjedhjet lokale. Raundi i parë po vëzhgohet nga 1,451 vëz...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 11:10
M.L
Foto ilustruese
NIKËL- Policia ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, pas kapjes n&eu...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 11:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Polica ka arrestuar disa persona të cilët kanë thyer rregullat e qarkullit rrugor. Në kuadër të k...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të avokatit U...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 10:17
M.L
Richard Grenell
SHBA- Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka k&eum...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 10:10
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, t&...
Aktualitet
19 Tetor 2025, 10:02
E.d
Ilir Beqaj
TIRANË- Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ka publikuar një letër, në të cilën ka akuzua...