Aktualitet

 Dhunoi babain e tij të moshuar, arrestohet 50-vjeçari në Lushnjë

50-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi babain e tij të moshuar.

19 Tetor 2025, 11:28 Nga E.d
 Dhunoi babain e tij të moshuar, arrestohet 50-vjeçari
Foto ilustruse

LUSHNJË- Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. 50-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi babain e tij të moshuar. Ai është arrestuar në flagrancë nga forcat blu, ndërkohë që policia po heton më shumë mbi rastin. Mbi 50-vjeçarin banues në Lushnjë, rëndon akuza për veprën penale "Dhunë në famijle". 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:arrestuan në flagrancë shtetasin N. Q., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme." njofton polica./Dosja.al

50-vjeçari dhunë lushnjë

Sondazh

Poll