Aktualitet

TRAGJEDI në Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet më thikë në parkingun e universitetit (EMRI+PAMJET)

Sipas mediave italiane dyshohet se shqiptari është vrarë me thikë, në motive dhe rrethana që ende po hetohen. Viktima është identifikuar si Hekuran Cumani dhe mësohet se ai është qëlluar me thikë në gjoks gjatë një grindjeje në parking. 

18 Tetor 2025, 13:46 Nga E. D

TRAGJEDI në Itali/  23-vjeçari shqiptar vritet më thikë


Hekuran Cumani

TIRALI- Një ngjarje e rëndë ka nodhur ditën e sotme në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçar. Bëhet me dije se i riu është gjetur i pajetë me gjurmë të madhe gjaku në parkingun e Universitetit të Ekonimisë. Sipas mediave italiane dyshohet se shqiptari është vrarë me thikë, në motive dhe rrethana që ende po hetohen. Viktima është identifikuar si Hekuran Cumani dhe mësohet se ai është qëlluar me thikë në gjoks gjatë një grindjeje në parking. 

Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, në parkingun përpara departamenteve të Ekonomisë, pas mensës së universitetit. Parkingu është falas nga ora 7 e mbrëmjes, deri në orën 7 të mëngjesit dhe përdoret shpesh për të hyrë në qendrën historike aty pranë, ose për mbrëmje në klube të ndryshme lokale.

Sipas raportimeve, 23-vjeçari i vrarë kishte mbërritur në Perugia me një grup miqsh nga Fabriano. Pasi vizituan disa bare, ata u ndalën në “100Dieci”, një vend ku mblidhen studentët që ndjekin kampusin universitar të Perugia-s dhe që ndodhet përpara parkingut ku ai u godit me thikë në gjoks.

Hetuesit gjithashtu po hetojnë shkakun e sherrit, ndërsa një kërkim është duke u zhvilluar bazuar në dëshmitë e mbledhura. Sipas dëshmitarëve, sulmi ndodhi gjatë një grindjeje midis dy grupeve të të rinjve. Ndërkohë hetimi i policisë po përqendrohet te dëshmitarët dhe çdo pamje filmike e kamerave të sigurisë në zonë. Ndër pistat kryesore të hetimet janë ajo e një grindjeje të thjeshtë që më vonë u përshkallëzua dhe prishja e pazareve të vogla të drogës në zonë, si dhe në klubet e frekuentuara nga studentët./Dosja.al

hekuran cumani

Sondazh

Poll