Aktualitet

DETAJE nga ekzekutimi i Ramazan Matajt/ Autori u hoq si femër në Instagram, pagoi një vajzë rome për t’i nisur dy mesazhe zanore

Sipas dosjes hetimore rezulton se një adresë në Instagram me të cilën ishte kontaktuar viktima ishte e autorit të dyshuar të ngjarjes Arjon Hasaj që ka pranuar vrasjen e kryer nga ana e tij.

18 Tetor 2025, 10:10 Nga E. D
DETAJE nga ekzekutimi i Ramazan Matajt/ Autori u hoq si femër në
Ramazan Mataj

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 5 janarit në Postribë të Shkodrës. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy vëllezërit Arjon Hasaj si organizator dhe ekzekutor dhe Klisman Hasaj si bashkëpunëtor. Sipas dosjes hetimore rezulton se një adresë në Instagram me të cilën ishte kontaktuar viktima ishte e autorit të dyshuar të ngjarjes Arjon Hasaj që ka pranuar vrasjen e kryer nga ana e tij.

Arjoni pranoi autorësinë dhe rrëfeu se organizoi ai takimin me viktimën duke krijuar një profil mashtrues në Instagram dhe duke u hequr si femër. Hasaj ka deklaruar se pagoi një vajzë rome për t’i nisur dy mesazhe zanore Matajt dhe për ta bindur atë se po fliste me një femër. Sipas deklarimit të autorit, motiv për vrasjen e kryer u bënë tensionet familjare pasi viktima ishte akuzuar për marrëdhënie seksuale.

Dy të pandehurit gjatë qëndrimit në mjediset e policisë Shkodër nga një përgjim i bërë në komisariat flasin për vrasjen duke rënë dakord që fillimisht të mos e pranojnë nëse policia nuk ka prova por pas sekuestrimit të armës së krimit. Prokuroria thekson në dosje se ka prova materiale (armë, municione, gëzhoja) të cilat janë sekuestruar dhe çështja do vijojë në gjykatë. Hetimet dhe deklarimet e familjarëve dhe dëshmitarëve të tjerë do mbeten pjesë e procesit gjyqësor.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i Ramazan Matajt u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime./ Dosja.al

ramazan mataj

Sondazh

Poll