Aktualitet

Goditi me kosore një 39-vjeçar në lokal/ Vihet në pranga autori, 56-vjeçari i shkaktoi të lënduarit dëmtime në kokë dhe pjesë të trupit (EMRAT)

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Besnik Shkambi, banues në fshatin Mali i Jushit, i cili dyshohet se goditi me mjetin Paulin Vela duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

18 Tetor 2025, 10:30 Nga E. D
Goditi me kosore një 39-vjeçar në lokal/ Vihet në pranga
foto ilustruese

SHKODËR- Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka goditur me kosore një 39-vjeçar për motive të dobta.Bëhet me dije se në pranga ka rënë Besnik Shkambi, banues në fshatin Mali i Jushit, i cili dyshohet se goditi me mjetin Paulin Vela duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e goditjeve Vela ka pësuar thyerje në krahun e djathtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Konkretisht ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit. Gjithashtu është sekuestruar edhe mjeti prerës në cilësinë e provës materiale. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Goditi me mjet prerës, për motive të dobëta, një shtetas, arrestohet 56-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi B. Sh. kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit. Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi P. V., 39 vjeç, është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë, pasi është goditur me mjet prerës (kosore) nga shtetasi B. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Mjeti prerës (kosore) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi P. V. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia

Sondazh

Poll