Aktualitet

Aksidenti i rëndë tek “Mbikalimi i Plepave”/ Policia jep detaje: U përplasën dy automjete, pesë persona të plagosur

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy shoferët, si dhe pasagjerët me iniciale A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 61-vjeçari. Aktualisht, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

18 Tetor 2025, 11:55 Nga E. D
Aksidenti i rëndë tek “Mbikalimi i Plepave”/ Policia jep
pamje nga aksidenti

DURRËS- Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur tek “Mbikalimi i Plepave”, në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”. Blutë bëjnë me dije se automjeti me drejtues 61-vjeçarin me iniciale E. B., është përplasur me makinën me drejtues 65-vjeçarin me iniciale S. P..

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy shoferët, si dhe pasagjerët me iniciale A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 61-vjeçari. Aktualisht, të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al

policia aksidenti ne durres

Sondazh

Poll