Aktualitet

Operacioni “STOP”/ Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT+PAMJET)

Gjatë kontrollit të ambientit ku u kapën Denis Brakaj (Krasniqi) dhe Elker Xibrak u gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.

18 Tetor 2025, 12:04 Nga E. D
Operacioni “STOP”/ Shpërndanin lëndë narkotike
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Dy person janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se shpërndanin drogë në formë xhelatine në Tiranë. Gjatë kontrollit të ambientit ku u kapën Denis Brakaj (Krasniqi) dhe Elker Xibrak u gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Denis Brakaj (Krasniqi), u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika). Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.


Njoftimi i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”. Sekuestrohen 8 pako lëndë e dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, rreth 802 gramë lëndë narkotike kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, dy shtetas mbanin dhe shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “STOP”.

Si rezultat i operacionit u kapën dhe u arrestuan shtetasit D. B(K)., 35 vjeç dhe E. X., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ambientit ku u konstatuan shtetasit e lartpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B(K)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika). Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./Dosja.al

policia e tiranes denis brakaj elker xibrak

Sondazh

Poll