Aktualitet

Ekzekutoi biznesmenin italian/ Gjykata cakton ‘burg pa afat’ për autorin, Kamber Sulçaj i heshtur para togave të zeza

Pas dhënies së vendimit në fjale, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet. Ndërsa vetë Sulçaj nuk ka folur gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit. 

18 Tetor 2025, 10:35 Nga E. D
Ekzekutoi biznesmenin italian/ Gjykata cakton ‘burg pa afat’
viktima dhe autori

GJIRKOASTËR- Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës ka caktuar 'burg pa afat' për Kamber Sulçen, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Fillimisht prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e autorit.

Më pas avokati i Sulçes, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës. Pas dhënies së vendimit në fjale, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet. Ndërsa vetë Sulçaj nuk ka folur gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit. 

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 27 shtatorit teksa Edoardo Sarchi ndodhej në shtëpinë e pushimit të mikut të tij në Salari, Eqerem Braçit. Këta u nisën për t’i ardhur në ndihmë dy djemve të Braçit, Gazmend dhe Daniel, të cilët pasi kishin dalë për gjueti, makina i kishte lënë në mes të rrugës.

Biznesmen italian, Edoardo Sarchi u vra nga një distancë prej rreth 120 metrash, dhe autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndron Kamber Sulçe. Sipas hetimeve, ngjarja ka nisur pas një konflikti banal për dritat e gjata të makinës, mes Sulçes dhe Gazmend Braçit, djalit të ortakut të viktimës italiane. 

Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Dëshmitarët kanë treguar se sulmi zgjati rreth 20 minuta, ndërsa një plumb fatal goditi italianin në çastin kur po mbyllte derën e makinës. Sipas bluve, Sulçaj është ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja, ndërsa mjeti i tij, një “Ford” i bardhë, u gjet i braktisur mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë./ Dosja.al

kamber sulçaj eduardo sarchi

Sondazh

Poll