Aktualitet

U vetëdorëzua dy ditë më parë në Prokurori/ Del para gjykatës së Gjirokastrës Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë

Gjatë mbërritjes së tij gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë.

18 Tetor 2025, 09:31 Nga E. D
U vetëdorëzua dy ditë më parë në Prokurori/ Del
autori dhe viktima

GJIROKASTËR- Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër. Gjatë mbërritjes së tij gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë.

48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti", deklaroi ai në Prokurori. Sulçaj gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte.

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 27 shtatorit teksa Edoardo Sarchi ndodhej në shtëpinë e pushimit të mikut të tij në Salari, Eqerem Braçit. Këta u nisën për t’i ardhur në ndihmë dy djemve të Braçit, Gazmend dhe Daniel, të cilët pasi kishin dalë për gjueti, makina i kishte lënë në mes të rrugës.

Biznesmen italian, Edoardo Sarchi u vra nga një distancë prej rreth 120 metrash, dhe autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndron Kamber Sulçe. Sipas hetimeve, ngjarja ka nisur pas një konflikti banal për dritat e gjata të makinës, mes Sulçes dhe Gazmend Braçit, djalit të ortakut të viktimës italiane. 

Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Dëshmitarët kanë treguar se sulmi zgjati rreth 20 minuta, ndërsa një plumb fatal goditi italianin në çastin kur po mbyllte derën e makinës. Sipas bluve, Sulçaj është ndihmuar për tu larguar nga vendngjarja, ndërsa mjeti i tij, një “Ford” i bardhë, u gjet i braktisur mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë./ Dosja.al

 kamber sulçaj edoardo sarchi

Sondazh

Poll