Politike

"Sot protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi"/ Gucati: Nga Tirana t’i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bij që dhanë gjithçka për atdhe

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se sot protestojnë për drejtësinë dhe shtoi se Gjykata Speciale e Hagës po tenton që të barazojë viktimën me xhelatin. 

17 Tetor 2025, 17:25 Nga E. D

"Sot protestojmë për të ngritur zërin për

TIRANË- Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka mbajtur fjalën në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se sot protestojnë për drejtësinë dhe shtoi se Gjykata Speciale e Hagës po tenton që të barazojë viktimën me xhelatin.  Gucati u shpreh gjithashtu se nga  Tirana po i tregojnë botës se nuk janë kriminelë por thjesht luftuan për liri.  

“Ne sot protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi, jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK, për të mbrojtur gjakun e atdheut për liri dhe nderin e çlirimtarëve tanë. UÇk nuk ka nevojë me dëshmuar se ka qenë ushtri çlirimtare. Këtë e ka dëshmuar historia, populli dhe varret e Dëshmorëve të Kombit. Gjykatat e padrejta po përpiqen na barazuar viktimën me xhelatin, duan të njollosin luftën tonë të shenjtë për liri.

Nuk do të lejojmë të njollosin emrat e komandantëve tanë. Kjo protestë nuk ka lidhje me politikë. Kjo është protestë për popullin shqiptar. Ne kërkojmë drejtësi dhe baraza para ligjit. Tirana sot është kryeqenra. Sot nga kjo tokë i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bijtë e këtij kombi që dhanë gjithçka për atdhe”, tha Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati./Dosja.al

hysni gucati

Sondazh

Poll