17 Tetor 2025, 17:04
Nga I.A

TIRANË- Kreu i Grupit Parlementar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi opozitës do t’i rrëmbehet Këshilli Kombëtar i Integrimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, bashkëlidhur edhe kërkesën për depozitimin e projektligjit, mazhoranca kërkon që t’ia marrë edhe këtë hapësirë parlamentare opozitës, duke kërkuar bashkëdrejtimin e Këshillit të Integrimit.
Sipas Bardhit, Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por Shqipërisë të marrë zvarrë nga i njëjti kryeministër, që vonoi 15 vjet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Bardhi thekson se ky është një regres i papranueshëm në hapësirën dhe rolin institucional që ka opozita në Kuvend dhe në procesin e integrimit.
Postimi i Plotë:
Asgjë nuk e ngop më, Edi Rama kërkon edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit!
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është forumi më i lartë këshillimor për procesin e anëtarësimit në BE. Ai u krijua në vitin 2015 sipas modelit kroat, jo si pronë e një partie, por për gjithëpërfshirje në proces, për rritje të transparencës, për komunikim me publikun, për afirmim të rolit të opozitës në proces. Për këtë arsye, që nga dita e parë, drejtimi i Këshillit i është lënë opozitës. Por sot, Edi Rama ka kërkuar t’ia marrë edhe këtë hapësirë parlamentare opozitës, duke kërkuar bashkëdrejtimin e Këshillit të Integrimit.
Vetëm një i pangopur me pushtet mund të kërkojë të marrë nën kontroll edhe një organizëm parlamentar këshillimor. Të mos mjaftohesh as me qeverinë, as me Kuvendin, as me pushtetin lokal dhe as me kontrollin e të gjitha pushteteve në vend, është një obsesion i rrezikshëm i pushtetarit që ka gjithçka dhe nuk e kënaq më asgjë.
Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por Shqipërisë të marrë zvarrë nga i njëjti kryeministër, që vonoi 15 vjet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Me obsesionin e etjes së pashuar për pushtet, mos u habisni kur Edi Rama të dojë të bëjë edhe punën e ambasadorit të BE-së në Tiranë!
Për Grupin Parlamentar të PD ky është një regres i papranueshëm në hapësirën dhe rolin institucional që ka opozita në Kuvend dhe në procesin e integrimit. Procesi i integrimit europian duhet të mbetet gjithëpërfshirës dhe demokratik. Çdo përpjekje për ta kthyer në pronë personale është një hap prapa për vendin dhe nuk i shërben aspiratës së përbashkët për anëtarësim në BE.
gazment bardhi
Politike
17 Tetor 2025, 17:03
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë pjesë sot në protestë...
Politike
17 Tetor 2025, 16:32
E. D
Hashim Thaçi dhe Erion Veliaj
TIRANË- Erion Velija ka reaguar nga qelia për portestën që pritet të mbahet në orë...
Politike
17 Tetor 2025, 15:13
E. D
Albana Vokshi
SHBA- Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në S...
Politike
17 Tetor 2025, 14:09
K.D
Ogerta Manastirliu dhe Arli Naska
TIRANË- Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisu...
Politike
17 Tetor 2025, 13:41
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Aleksandër Vuçiçi nuk e lejo...
Politike
17 Tetor 2025, 13:37
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratës së djeshme nga Ku...
Politike
17 Tetor 2025, 11:00
E.d
Belinda Balluku
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ftuar bizneset turke të investojnë...
Politike
17 Tetor 2025, 13:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama se ai dhe aktet e tij janë po aq armik nda...
Politike
17 Tetor 2025, 13:16
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Urdhërit të Mjekut që t'i heq...
Politike
17 Tetor 2025, 13:09
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka thënë se PD dënon me forcë vendimin e Gjykatës Kushtetu...