Politike

Berisha: Vuçiçi nuk e lë Ramën të votojë rezolutën për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është ciklik.

17 Tetor 2025, 13:41 Nga E.d
Berisha: Vuçiçi nuk e lë Ramën të votojë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se Aleksandër Vuçiçi nuk e lejon Kryeministrin Rama të votojë rezolutën për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është ciklik. Kreu i PD-së ftoi qytetarët të lexojnë gjenocidin e Lumës apo Tivarit, për ta kuptuar më mirë rëndësinë.

"Absolutisht është gjëja më themelore, gjëja më themelore. Por nuk votojnë ata. Ku e le Vuçiçi këtë me votu. Nuk votojnë kurrsesi. Këta nuk guxojnë. Më shkruante dje një mik, që gjenocidi ndaj shqiptarëve nuk janë të reja, janë prore. Ti ke dekretuar gjenocidin grek ndaj çamëve. Po e kam dekretuar. Tivari akt i tmerrshëm gjenocidi, cilido që lexon.
Luma. Unë ju bëj thirrje të lexoni. Është nga gjenocidet më të para. Dhe çfarë shkruajnë, ata që e panë, të huajt.
‘U kryen krime thotë, të panjohura kurrë më parë në të gjitha luftërat para kësaj lufte’. Ndaj kujt? Ndaj fshatarëve të Pobregut, të Kullës së Lumës, të atyre fshatrave, për faktin se kishin mbrojtur vendin e tyre 1 vite më parë.
Një vit më parë ata thyen, turpëruan një ushtri që vërshonte drejt Shqipërisë vetëm me një qëllim, që Shqipëria të mos shpallte pavarësinë në Nëntor 1912.

Dhe kur unë, ta dini se jeni gazetarë, e kisha ngritur këtë, dhe unë jam që rezoluta të quhet ‘Për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve’ ose të paktën të rrimë tek Kosova. Por gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është ciklik.
Këto janë, por ka dhe në vitin 1870. Janë të njohura barbaritë që kanë kryer ndaj nesh. Dhe ky zotëri flet për luftën, por mbron me qëndrimin e tij gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kjo është e gjithë puna.
Unë jam mahnitur, veçanërisht më kanë bërë përshtypje ato zonjat aty, gratë, nënat me fëmijë. Të shkojnë, të shkojnë të vizitojnë muzeumin e barbarive mbi fëmijët në Kosovë.
U garantoj se do kthehen krejt të tjera, dhe u shërben shumë. Se me këtë shpëlarje truri që u ka bërë Edi Rama të ardhmen e kanë shumë problematike." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll