Politike

 Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Fatmir Mediu: Nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, jemi të gjithë për kombin

Gjatë fjalës së tij Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë. Ai theksoi se sot nuk janë mbledhur për politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë. 

17 Tetor 2025, 17:11 Nga E. D
 Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Fatmir Mediu: Nuk
Fatmir Mediu

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është i pranishëm në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë. Gjatë fjalës së tij Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë. Ai theksoi se sot nuk janë mbledhur për politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë. 

“Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar. Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë”, tha Fatmir Mediu./Dosja.al

fatmir mediu

Sondazh

Poll