Politike

VIDEO/ Ogerta Manastirliu në fushatë, “menaxherët” e Veliajt në ballë të operacionit politik

Një nga emrat më të diskutuar që u vu në fokus është Arli Naska, i cili, siç shfaqet në disa pamje publike të shpërndara nga vetë Manastirliu, qëndron në krye të organizimit të fushatës së saj.

17 Tetor 2025, 14:09 Nga K.D
VIDEO/ Ogerta Manastirliu në fushatë, “menaxherët” e
Ogerta Manastirliu dhe Arli Naska

TIRANË- Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale duke u shfaqur në publik jo vetëm me figura të njohura partiake, por edhe me persona që lidhen ngushtë me strukturat e pushtetit lokal dhe interesave ekonomike. Një nga emrat më të diskutuar që u vu në fokus është Arli Naska, i cili, siç shfaqet në disa pamje publike të shpërndara nga vetë Manastirliu, qëndron në krye të organizimit të fushatës së saj.


Por kush është Arli Naska?

Emri i tij është i njohur në media si një ndër drejtuesit e bashkisë me pasuri të konsiderueshme dhe investime në pasuri të paluajtshme. Një investigim i publikuar nga mediat pretendon se në periudhën 2018–2022 Naska ka furnizuar portofolin e tij me pasuri të paluajtshme me vlerë tregu rreth 1 milion euro, megjithëse në deklaratat zyrtare ato figurojnë të vlerësuara vetëm në gjysmën e kësaj vlere. Pra, një menaxher me 1 milionë euro pasuri, i akuzuar disa herë për abuzime me fonde publike, kjo është oferta që i serviret qytetarëve të Tiranës.

Mesa duket, plani është i qartë. Rilindja e ka caktuar Naskën në krye të fushatës në mënyrë që të menaxhojë makinerinë e paligjshme me të cilat synon të bëjë votat për Bashkinë. Disa muaj më parë, emisioni investigativ 'Piranjat' tregoi se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte shndërruar në një grup të strukturuar kriminal, që jo vetëm vidhte qytetarët, por i shkaktonte një dëm kolosal edhe vetë arkës së bashkisë më të madhe në vend.

Në regjistrimet e siguruara, inspektori Gerd Mihali, nën drejtimin e atëhershëm të Arli Naskës, shpjegon hapur një praktikë abuzive: përdorimin e hapësirës publike si pronë private dhe taksimin minimal të subjekteve, në këmbim të zarfeve me para nën dorë.

Në biseda, përmendeshin edhe “50 mijëshet e përditshme”, shuma që justifikoheshin si shpenzime ditore, por që realisht ishin pjesë e një skeme zhvatjeje të mirëorganizuar ndaj bizneseve në kryeqytet. Një drejtor i regjistruar me zë e figurë si hajdut i bizneseve, rishfaqet si menaxher i fushatës së Ogerta Manastirliut.

ogerta manastirliu arli naska

Sondazh

Poll