Aktualitet

Fshatrat në Kukës dhe Dibër bllokohen nga dy metra dëborë, pa energji elektrike dhe me shkolla të mbyllura. Si paraqitet s

6 Shkurt 2020, 09:27 Nga DOSJA
Fshatrat në Kukës dhe Dibër bllokohen nga dy metra

TIRANË– Shqipëria është përfshirë edhe ditën e sotme nga një mot i ftohtë, me ngrica dhe me probleme në disa akse rrugore në rajonin verior. Dita e sotme, 6 shkurti është konsideruar si dita më e ftohtë e javës. Sipas Meteoalb, territori i Shqipërisë do të karakterizohet nga vranësira në pjesën e parë të ditës me reshje të pakta dëbore në zonat malore. Nga mesdita do të ketë një përmirësim gradual në këto zona. Temperaturat do të jenë të ulëta ku do të luhaten nga vlerat -9°C në 8°C, ndërsa era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Kukësi është një nga qytetet që ka pasur më shumë vështirësi, pasi në dy fshatrat Shishtavec dhe Topojan dëbora ka arritur trashësinë dy metra. Disa shkolla në këto fshatra janë mbyllur, pasi Reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë bllokuar disa akse rrugore të njësive Bushtricë , Shishtavec e Zapod e si rrjedhojë nuk është arritur të kryhet transporti i mësuesve dhe nxënësve. Në një prononcim për Report Tv, Drejtori i zyrës arsimore, Skënder Ahmeti thotë se komunikimi me këto njësi është i vazhdueshëm dhe po këshillohet personeli se si do të operohet në vijim.

“Procesi mësimor në shumicën e shkollave është në kushte normale. Probleme kemi patur në Shishtavec, Zapot dhe Bushtricë. Në shumë shkolla nuk është bërë mësim për shkak të dëborës, por edhe për shkak të një ere shumë të fuqishme. Sot në dy linja që mbulojmë transportin e mësuesve nuk kanë shkuar dot . Drejtuesit kanë marrë masat që në të gjitha shkollat të priten ata nxënës dhe t’u krijohet ngrohje si dhe te kthehen në shtëpi nën kontroll nga mësuesit,”- tha Ahmeti.

Në Dibër ka pasur gjithashtu probleme dhe mungesë të energjisë elektrike. Zona e Lurës në Dibër është bllokuar nga reshjet e dëborës dhe që prej ditës së djeshme nuk ka energji elektrike për shkak të dëborës së rënë. Qyteti i Korçës është mbuluar nga dëbora, trashësia e të cilës arrin nga 5 -10 cm në qytet e deri në 25-30 cm në zonat malore. Sipas njoftimit zytar të ARRSH-së, rruga që të çon për në Dardhë është e kalueshme, por nevojitet vendosja e zinxhirëve nga kilometri i pestë e deri në kilometrin e 14, pasi ka paraqitur probleme. Qafa e Qarrit është hapur gjatë natës me kripë dhe me anë të borëpastrueseve gjatë natës. Akset e tjera janë lehtësisht të kalueshme.

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se do të rinisë lundrimi në Portin e Durrësit, pas një pezullimi të përkohshëm. Konkretisht, sipas njoftimit zyrtar, trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari dhe trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari do të nisen drejt portit të Barit (Itali) rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme. Tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që aktualisht ndodhen në një nga gjiret e mbrojtur detarë në veri të Barit, pritet të afrohen në port sot në mesditë. Në kalatat 4 dhe 6 të portit vazhdon përpunimi i dy anijeve me melaminë dhe me konteinerë. Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se tashmë situata e motit pranë portit të Barit po qetësohet. Ndërsa në Sarandë, tragetet e linjës Korfuz-Sarandë nuk do të lëvizin, deri në një njoftim të dytë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh-ja autoriteti portual durrës meteoalb parashikimi i motit 6 shkurt 2020 arrsh-ja autoriteti portual durrës meteoalb parashikimi i motit 6 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2020, 12:23

Durrës- Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë në zemër gruan e tij, Manjola Cukun ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Në seancën e gjyqsore në Gjykatën e Durrësit,...