Aktualitet

Korça mbulohet nga dëbora, rruga për në Dardhë kalohet me zinxhirë, akset e tjera pa probleme

6 Shkurt 2020, 13:09 Nga DOSJA
Korça mbulohet nga dëbora, rruga për në Dardhë

KORÇË– Qyteti i Korçës është mbuluar nga dëbora, trashëia e të cilës arrin nga 5 -10 cm në qytet e deri në 25-30 cm në zonat malore. Sipas njoftimit zytar të ARRSH-së, rruga që të çon për në Dardhë është e kalueshme, por nevojitet vendosja e zinxhirëve nga kilometri i pestë e deri në kilometrin e 14, pasi ka paraqitur probleme.

Qafa e Qarrit është hapur gjatë natës me kripë dhe me anë të borëpastruesve gjatë natës. Akset e tjera janë lehtësisht të kalueshme.

Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga një mot i ftohtë me temperature të ulëta, ngrica dhe dëborë. Në fshatrat e Kukësit, Topojan dhe Shishtavec, dëbora ka kapur trashësisnë dy metra, gjë që ka sjellë edhe shkëputjen e energjisë elektrike për dy ditë rresht. Disa prej shkollave janë mbyllur gjithashtu. Lundrimet në Durrës kanë rinisur pas pezullimit prej 24 orësh, ndërkohë që në Sarandë, tragetet e linjës Korfuz-Sarandë nuk do të lëvizin, deri në një njoftim të dytë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korca me debore parashikimi i motit 6 shkurt 2020 korca me debore parashikimi i motit 6 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2020, 12:23

Durrës- Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë në zemër gruan e tij, Manjola Cukun ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Në seancën e gjyqsore në Gjykatën e Durrësit,...