Aktualitet

Zona e Lurës në Dibër bllokohet nga reshjet e dëborës, ndërpritet energjia, probleme dhe në transport

6 Shkurt 2020, 12:28 Nga DOSJA
Zona e Lurës në Dibër bllokohet nga reshjet e dëborës,

DIBËR- Zona e Lurrës në Dibër është bllokuar nga reshjet e dëborës. Që prej ditës së djeshme në Lurë nuk ka energji elektrike, kjo për shkak të dëborës së rënë.

Në këtë zonë ka probleme dhe me trasportin rrugor, pasi nuk funksion, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Ndërsa, banorët janë përpjekur të hapin rrugën me mjetet teknike.

Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga një mot i ftohtë me temperatura të ulëta, ngrica dhe dëborë. Në fshatrat e Kukësit, Topojan dhe Shishtavec, dëbora ka kapur trashësinë dy metra, gjë që ka sjellë edhe shkëputjen e energjisë elektrike për dy ditë rresht. Disa prej shkollave janë mbyllur gjithashtu. Lundrimet në Durrës kanë rinisur pas pezullimit prej 24 orësh, ndërkohë që në Sarandë, tragetet e linjës Korfuz-Sarandë nuk do të lëvizin, deri në një njoftim të dytë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diber lura bllokohet nga debora diber lura bllokohet nga debora

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2020, 12:23

Durrës- Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë në zemër gruan e tij, Manjola Cukun ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Në seancën e gjyqsore në Gjykatën e Durrësit,...