Aktualitet

Prej dy ditësh pa energji elektrike, Kukësi bllokohet nga dëbora me trashësi 2 metra në fshatin Topojan dhe Shishtavec, mby

6 Shkurt 2020, 12:26 Nga DOSJA
Prej dy ditësh pa energji elektrike, Kukësi bllokohet nga dëbora

KUKËS– Qarku i kukësit është përfshirë prej dy ditëhs nga një mot i keq dhe më dëborë. Fshati Shishtavec dhe Topojan janë të bllokuar tërësisht me dëborë, e cila ka arritur në një trashësi prej dy metrash. Prej dy ditësh këto fshatra kanë mbetur edhe pa energji elektrike dhe me shkolla të mbyllura. Për shkak të temperaturave të ulëta, nuk zhvillohet as mësimi në shkolla. Në shumë akse rrugore janë vendosur borëpastruese që po punojnë për lirimin e tyre dhe fadroma. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme por rekomandohet vendosja e zinxhirëve.

Njoftimi zyrtar në qarkun e Kukësit

Moti sot është karakterizuar me reshje bore me intensitet të ulët e i shoqëruar me erëra të forta me shpejtësi deri në 10 m/s V-L. Ne Qarkun e Kukesit gjendja e rrugëve nacionale është:

1-Rruga Kukes-Vasie e  kalueshme pa probleme (segmenti rrugor Kthesa Domaj- Vasije pjesërisht me zinxhire ), në këtë drejtim po punojnë dy borepastruese .

2-Rruga Kukes -Ura e Zapodit e kalueshme pa zinxhirë. Në këtë drejtim po punon një borepastruese.

3-Rruga Kukës Fushë Dukagjin Qafë Shllak e kalueshme pa zinxhire. Në këtë drejtim po punojnë  dy borepastrueseve

4-Rrugët Kukes -Krume -Kam dhe Krumë – Qafë Prush janë të kalueshme pa zinxhira .Në këto drejtime po punojnë  pesë borepastruese dhe dy Fadroma.

5-Rrugët Kam- B.Curri ,B.Curri-Qafë Morinë, B.Curri Firerzë dhe B.Curri- Valbonë janë të kalueshme pa zinxhire .Kanë punuar dhe po punojnë në këto akse rrugore 8 borëpastruese e 2 Fadroma.

Situata në rrugët bashkiake është si më poshtë : Në bashkinë Kukës rrugët në administrim të saj në përgjithësi janë të qarkullushme me përjashtim të segmentit Surroj-Arrën. Në bashkinë Tropojë e Has të gjitha rrugët bashkiake janë të qarkullushme   pjesërisht me zinxhire. Kapacitetet e firmave kontraktore e të bashkive janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës për ndërhyrë. Komisioni i Mbrojtjes Civile po ndjek dhe monitoron gjatë gjithë kohës situatat që po zhvillohen si rezultat i kushteve të motit.

6 shkurti është cilësuar si dita me e ftohtë e javës, teksa temperaturat janë shumë të ulëta. Dita e sotme parashikohet të jetë me ngrica. Ka rinisur lundrimi në Portin e Durrësit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne kukes kukes parashikimi i motit 6 shkurt 2020 debore ne kukes kukes parashikimi i motit 6 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2020, 12:23

Durrës- Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë në zemër gruan e tij, Manjola Cukun ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Në seancën e gjyqsore në Gjykatën e Durrësit,...