Aktualitet

‘Pagova kapar tek ‘Golden’/ Vajza nga Shijaku qan hallin e dasmës: Më prishën ditën më të bukur, s’

6 Shkurt 2020, 12:57 Nga DOSJA
‘Pagova kapar tek ‘Golden’/ Vajza nga Shijaku qan hallin e

TIRANË- Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i dërguar nga një e re, e cila kishte prenotuar dasmën e saj tek resorti “Golden” në Shijak, i cili u sekuestrua disa ditë më parë nga policia.

 

Ajo thotë se e kishte prenotuar dasmën e saj në muajin gusht dhe për këtë gjë kishte paguar një shumë të konsiderueshme parash si parapagesë. Vajza shprehet se i është prishur dita më e bukur e jetës, ndërsa kërkon që t’i kthehen mbrapsht paratë e parapaguara, të cilat i ka siguruar duke punuar.

Sipas saj, ka edhe shumë persona të tjerë që po përballen me situatën e saj, pasi siç u bë publike në media, në këtë kompleks luksoz 10 milionë eurosh, organizoheshin dhjetëra dasma çdo sezon vere. E reja tregon se nuk janë telefonuar nga askush për t’ju dhënë shpjegime, se si do procedohet më tej, pas sekuestrimit të resortit, në pronësi të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, Jan Prenga.

Mesazhi i qytetares:

JOQ kam nje problem shume te madh , un ne gusht te ketij viti dmth 2020 kisha dasmen e prenotuar tek resorti Golden! Problemi eshte ketu, e morem vesh qe eshte sekuestru etj etj se nuk kemi faj ne te shkretit se dasmen me leket tona do e benim, po kush na pergjigjet per kaparin e lokalit e jo vetem. Pse nuk del njeri te na kthej ato dy lek se i kemi me djers , si puna ime ka edhe shume te njerz te tjere qe na ka ren qielli mbi koke! Na kan prish diten me te bukur! S’na kane thene asgje fare, asnje nuk na ka telefonuar per te na dhen shpjegime! Ato mund te ken hallet e veta po nuk na intereson se kemi dhen gjith ato lek kapare ? Ju lutem publikojeni ?? Anonim( se na vje naj selam aman se nuk kemi takserat).

Marrë nga JOQ

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren kompleksi golden anti-kçk-ja zbret në terren kompleksi golden

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Shkurt 2020, 12:23

Durrës- Lulzim Cuku, i cili vrau me thikë në zemër gruan e tij, Manjola Cukun ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Në seancën e gjyqsore në Gjykatën e Durrësit,...