Aktualitet

Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Arrestohen dy të dyshuar, nxitën konfliktin që çoi në vrasje

Dy të arrestuarit të cilët i përkasin moshës 22 vjeç, dyshohen të jenë të përfshirë në vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar.

16 Tetor 2025, 15:14 Nga E.d
Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Arrestohen dy të
Foto ilustruse

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar. Policia greke ka arrestuar dy të rinjë. Dy të arrestuarit të cilët i përkasin moshës 22 vjeç, dyshohen të jenë të përfshirë në vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar. Policia ka njoftuar se dy të arrestuar dyshohet se janë nxitësit moralë dhe fizik të vrasjen e ndodhur më 5 tetor në Finikounda. Protothema shkruan se dy të rinjët ishin identifikuar të djelën e kaluar.

Pas publikimit të fotos së dy të dyshuarve në skuter, njëri prej tyre është vetëdorëzuar në ambjentet e policisë. Më pas polica ka arrestuar edhe të dyshuarin tjeter, në momentin që ai po dilte nga shtëpia e tij. Policia ka gjetur rrobat dhe pajisjet e veshura nga njëri prej të akuzuarve gjatë kryerjes së vrasjes, si dhe një telefon celular. Këto objekte do të ekzaminohet në laboratorët mjeko-ligjorë. Avokati i njërit prej të arrestuarve ka thënë se klienti i tij ka mohuar të ketë qëlluar me armë. Sipas tij, ai nuk mbante armë me vete dhe nuk ka qenë i përfshirë në krim./Dosja.al

greqi vrasje shqiptar

Sondazh

Poll