Aktualitet

VIDEO/ Planifikonin të trafikonin 5.8 kg kanabis drejt Greqisë, në pranga burrë e grua në Devoll

Çifti i bashkëshortëve 48 dhe 31 vjeç kishin kultivuar bimët narkotike në tokën e tyre, afër banesës ku jetonin në Devoll.

16 Tetor 2025, 13:13 Nga E.d
VIDEO/ Planifikonin të trafikonin 5.8 kg kanabis drejt Greqisë,
Foto ilustruse

KORÇË – Policia ka arrestuar një çift bashkëshortësh, pasi në banesën e tyre iu gjetën 5.8 kilogramë lëndë narkotike. Çifti i bashkëshortëve 48 dhe 31 vjeç kishin kultivuar bimët narkotike në tokën e tyre, afër banesës ku jetonin në Devoll. Dyshohet se lënda narkotike e kultivuar dhe e prodhuar nga çifti ishte përgaditur për tu trafikuar drejt Greqisë.

Policia ka sekuestruar 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë. Mbi dy të arrestuarit rëndojn akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Dy të arrestuarit priten të përballen me drejtësinë, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas bashkëshortë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll.   

Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë. Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur "Lagjja e Fundosur". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

5.8 kilogramë lëndë narkotike devoll greqi

Sondazh

Poll