Aktualitet

"Nuk jap asnjë shpjegim...!" U vetëdorëzua në polici së bashku me armën e krimit pas 20 ditësh arrati, ZBARDHET dëshmia e autorit të ekzekutimit të biznesmenit italian në Salari

Burime bëjnë të ditur se pas dorëzimit, Sulçaj nuk ka pranuar të japë dëshmi lidhur me rrethanat dhe motivet e ngjarjes që tronditi zonën disa ditë më parë. Ai u shpreh se do të japë dëshminë e tij vetëm në një fazë të mëvonshme në prezencë të avokatit.

16 Tetor 2025, 13:39 Nga M.L
"Nuk jap asnjë shpjegim...!" U vetëdorëzua në
Kamber Sulçaj, Edoardo Sarchi

GJIROKASTËR- Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, është dorëzuar sot në Policinë e Gjirokastrës, duke paraqitur edhe armën e krimit. Burime bëjnë të ditur se pas dorëzimit, Sulçaj nuk ka pranuar të japë dëshmi lidhur me rrethanat dhe motivet e ngjarjes që tronditi zonën disa ditë më parë. Ai u shpreh se do të japë dëshminë e tij vetëm në një fazë të mëvonshme në prezencë të avokatit.

“Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme dhe në prezencë të avokatit”, ka pohuar ai.

Njoftimi:

Vetëdorëzohet shtetasi K. S., autor i dyshuar i vrasjes për motive të dobëta, të shtetasit italian, E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Shtetasi K. S. gjithashtu dorëzoi armën e gjahut (me vjaska), me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, në mungesë, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. S. ka qëlluar me armë gjahu me vjaska, në drejtim të shtetasit E. S., shtetasve që shoqëronin këtë të fundit dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën shtetasi E. S..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të metejshme.

kamber sulçaj

Sondazh

Poll