Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, arrestohen babë e bir! Kërcënuan fqinjin e tyre

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë sekuestruan dy armë gjahu të llojit “çifte”, të cilat rezultojnë se mbaheshin me leje. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit, me të cilën dyshohet se është qëlluar në ajër gjatë konfliktit.

16 Tetor 2025, 14:03 Nga M.L

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, arrestohen

SHKODËRNjë ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Trush të Shkodrës, ku babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre. Policia e Shkodrës bën me dije se në pranga kanë rënë Ç. M., 56 vjeç, dhe djali i tij D. M., 22 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit, M. M., 27 vjeç, të tre banues në fshatin Trush.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë sekuestruan dy armë gjahu të llojit “çifte”, të cilat rezultojnë se mbaheshin me leje. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit, me të cilën dyshohet se është qëlluar në ajër gjatë konfliktit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale. Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit. Sekuestrohen 2 armë gjahu çifte, që i kishin me leje. Punohet për gjetjen e armës së zjarrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

te shtena me arme zjarri ne shkoder

Sondazh

Poll