Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, dy të plagosur rëndë

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy persona.

16 Tetor 2025, 14:50 Nga E.d
Aksident në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, dy të plagosur
Foto ilustruse

SARANDË - Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë këtë mesditë. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy persona, drejtuesi i automjetit i cili është palgosur në fytyrë, dhe pasagjeri i tij 21-vjeçar ka marrë dëmtime në këmbë.

Të dy të aksidentuarit janë dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e duhur mjeksore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po heton më shumë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes./Dosja.al

kardhiq–delvinë aksident policia

Sondazh

Poll