Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit, një person i plagosur

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur për motive banale, por është përshkallëzuar shpejt, derisa njëri prej personave të përfshirë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të një tjetri, duke e plagosur në këmbë.

16 Tetor 2025, 14:30 Nga M.L
Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit,
Policia, foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme te mbikalimi i Rinasit, ku një person është plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur për motive banale, por është përshkallëzuar shpejt, derisa njëri prej personave të përfshirë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të një tjetri, duke e plagosur në këmbë.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka qenë bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit. Ndërkohë, po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë të qendrës tregtare dhe zonës përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes./ Dosja.al

plagosje tek megatek

Sondazh

Poll