Aktualitet

"Dumanit i dhashë 100 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës", dëshmia e Alibej në GJKKO: I thashë mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML! Për vrasjen e Regis Runaj...

Erjon Alibej ka rrëfyer detaje të reja lidhur me ngjarjet e rënda kriminale ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit. Sipas Alibejt, ai ka paguar Nuredin Dumanin për ekzekutimin e Dorian Shkozës, duke e shpërblyer fillimisht me 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të shumës ia ka dorëzuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia.

16 Tetor 2025, 13:12 Nga M.L
"Dumanit i dhashë 100 mijë euro për vrasjen e Dorian
Foto ilustruese

TIRANA- Në dëshminë e dhënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i pandehuri Erjon Alibej ka rrëfyer detaje të reja lidhur me ngjarjet e rënda kriminale ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit. Sipas Alibejt, ai ka paguar Nuredin Dumanin për ekzekutimin e Dorian Shkozës, duke e shpërblyer fillimisht me 50 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër të shumës ia ka dorëzuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia.

Në dëshminë e tij, Alibej ka përmendur edhe rolin e Xhuliano Hoxhës, i cili sipas tij ka siguruar armët e përdorura për vrasjen e Regis Runajt, armë që ai pretendon se janë marrë “tek një hoxhë”. Gjithashtu, ai ka deklaruar se Alban Qerosi, mik i vëllait të tij të ndjerë, ka vënë në dispozicion një automjet që më pas është përdorur në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia.

Erjon AlibejPër vrasjen e Dorian Shkozës, unë i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro. Mbas ekzekutimit te vëllezërve Haxhia i dhashë pjesën tjetër. I ofrova 100 mijë euro në total për vrasjen e Dorjan Shkozës. I kam shpjeguar Nuredinit që mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML e zezë. Për vrasjen e Regis Runaj, është marrë Xhuljano Hoxha, nuk jam marrë unë me armët.

Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët./ Dosja.al

erjon alibej deshmon ne gjkko

Sondazh

Poll