2.4 milionë lekë ryshfet! SPAK çon në gjyq policin e bashkisë së Tiranës, Besmir Cani
Foto ilustruese TIRANA- Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion, t&...
Kamber Sulçaj raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës. 48-vjeçari është nga fshati Mesaplik i Vlorës dhe ishte i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Salari në Tepelenë.

GJIROKASTËR- Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici. Kamber Sulçaj raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës. 48-vjeçari është nga fshati Mesaplik i Vlorës dhe ishte i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Salari në Tepelenë.
Njoftimi:
Vetëdorëzohet shtetasi K. S., autor i dyshuar i vrasjes për motive të dobëta, të shtetasit italian, E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025. Shtetasi K. S. gjithashtu dorëzoi armën e gjahut (me vjaska), me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, në mungesë, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. S. ka qëlluar me armë gjahu me vjaska, në drejtim të shtetasit E. S., shtetasve që shoqëronin këtë të fundit dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën shtetasi E. S..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të metejshme.
NGJARJA:
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 27 shtatorit teksa Edoardo Sarchi ndodhej në shtëpinë e pushimit të mikut të tij në Salari, Eqerem Braçit. Këta u nisën për t’i ardhur në ndihmë dy djemve të Braçit, Gazmend dhe Daniel, të cilët pasi kishin dalë për gjueti, makina i kishte lënë në mes të rrugës.
Biznesmen italian, Edoardo Sarchi u vra nga një distancë prej rreth 120 metrash, dhe autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndron Kamber Sulçe. Sipas hetimeve, ngjarja ka nisur pas një konflikti banal për dritat e gjata të makinës, mes Sulçes dhe Gazmend Braçit, djalit të ortakut të viktimës italiane.
Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.
Dëshmitarët kanë treguar se sulmi zgjati rreth 20 minuta, ndërsa një plumb fatal goditi italianin në çastin kur po mbyllte derën e makinës. Sipas bluve, Sulçaj është ndihmuar për t’u larguar nga vendngjarja, ndërsa mjeti i tij, një “Ford” i bardhë, u gjet i braktisur mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë./ Dosja.al
Foto ilustruese TIRANA- Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion, t&...
Erion Alibej TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar disa nga vrasjet që ka kryer apo ka financuar. Gjatë d&e...
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari ka ndodhur në or&e...
Foto ilustruese TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka d&e...
Sokol Novaku, Roven Zeka TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet d...
Prokuroria, foto ilustruese TIRANA- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Për...
Foto ilustruese DURRËS- Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë...
Foto ilustruese TIRANA- Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha nd&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur...