Aktualitet

2.4 milionë lekë ryshfet! SPAK çon në gjyq policin e bashkisë së Tiranës, Besmir Cani

Sipas njoftimit zyrtar, Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë e Tiranës, akuzohet se ka marrë 2.400.000 lekë ryshfet nga Ahmet Mashollari, me qëllim lejimin e një ndërtimi pa dokumentacion përkatës.

16 Tetor 2025, 11:55 Nga M.L
2.4 milionë lekë ryshfet! SPAK çon në gjyq policin e
Foto ilustruese

TIRANA- Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion, të përfshirë në një rast ndërtimi pa leje në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak në Bashkinë e Tiranës, akuzohet se ka marrë 2.400.000 lekë ryshfet nga Ahmet Mashollari, me qëllim lejimin e një ndërtimi pa dokumentacion përkatës.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.62 të vitit 2025 ndaj të pandehurve:

Besmir Cani, me detyrë polic bashkiak, Bashkia Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal;

Ahmet Mashollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.

Pas përfundimit të hetimit paraprak ka rezultuar e provuar se i pandehuri, Besmir Cani, në ushtrim të detyrës së punonjësit të policisë bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve për një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë; mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse si edhe shmangien nga prishja e objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri, Ahmet Mashollari, i cili është provuar t’i ketë dhënë shumën e parave, punonjësit të policisë bashkiake.

besmir cani spak

Sondazh

Poll