Aktualitet

2 mijë euro ryshfet për mos t’i arrestuar gruan! SPAK merr të pandehur biznesmenin Ergest Vrioni, çon në gjyq edhe Bledi Belbën

Në të njëjtën dosje, Prokuroria ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrionin dhe Bledi Belbën, të cilët hetohen në gjendje të lirë për përfshirje në këtë çështje.

16 Tetor 2025, 09:29 Nga M.L
2 mijë euro ryshfet për mos t’i arrestuar gruan! SPAK merr
Foto ilustruese

TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, së bashku me dy efektivët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Ata akuzohen për marrje ryshfeti prej 2 mijë eurosh, në këmbim të mosarrestimit të një shtetaseje të përfshirë në një aksident më 16 prill.

Në të njëjtën dosje, Prokuroria ka marrë të pandehur edhe Ergest Vrionin dhe Bledi Belbën, të cilët hetohen në gjendje të lirë për përfshirje në këtë çështje. Seanca paraprake për këtë çështje do të zhvillohet nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjoka.

Tre efektivët u arrestuan më 19 prill me urdhër të SPAK, nën dyshimin se kishin kërkuar dhe pranuar 2 mijë euro nga biznesmeni Ergest Vrioni, bashkëshorti i gruas së aksidentuar, për të shmangur arrestimin e saj dhe referimin e çështjes në Prokurori./ Dosja.al

ergest vrioni bledi belba

Sondazh

Poll