Aktualitet

Korrupsioni në Policinë Rrugore! SPAK çon në gjyq ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka dhe oficerët Sokol Novaku e Edison Tabaku

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-shefit të Policisë Rrugore, Roven Zeka, si dhe dy punonjësve të tjerë të policisë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.

16 Tetor 2025, 09:22 Nga M.L
Korrupsioni në Policinë Rrugore! SPAK çon në gjyq
Sokol Novaku, Roven Zeka

TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-shefit të Policisë Rrugore, Roven Zeka, si dhe dy punonjësve të tjerë të policisë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, pasi dyshohet se kanë marrë para nga një shtetase e përfshirë në një aksident rrugor, me qëllim që rasti të mos i referohej Prokurorisë.

Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.

Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni E. V., për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill./Dosja.al

spak roven zeka sokol novaku edison tabaku rryshfet

Sondazh

Poll