Politike

"Presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur nga zyra e Berishës", Balliu akuza Ballës në Kuvend: Anëtari i bandës së Suel Çelës, emri yt del nëpër krime

Gjatë replikës së tij për Ballën, Balliu tha se Taulanti dhe 'kreu i tij' Edi Rama, kanë sanksionuar Kosovën. Ai tha se Presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur nga zyra e Berishës, duke shtuar se Balla është anëtar i grupit kriminal të të fortit të Elbasanit, Suel Çela. 

16 Tetor 2025, 11:23 Nga M.L
"Presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur nga zyra e
Klevis Balliu

TIRANA- Deputeti i Pastisë Demokratike, Klevis Balliu ka hedhur akuza ndaj Taulant Ballës gjatë seancës plenare në Kuvend. Gjatë replikës së tij për Ballën, Balliu tha se Taulanti dhe 'kreu i tij' Edi Rama, kanë sanksionuar Kosovën. Ai tha se Presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur nga zyra e Berishës, duke shtuar se Balla është anëtar i grupit kriminal të të fortit të Elbasanit, Suel Çela. 

“Proceduar jepet menjëherë, neni 50 që keni ndryshuar bashkë me partnerin e Suel Çelës, tregon që nëse njëri del dhe përmend një deputet i jepet e drejta për replikë. Më jep fjalën për replikë që të replikoj me anëtarin e bandës së Suel Çelës. Ky na thotë pse nuk flisni për krimin, kur në krim del emri i tij. Ky me shefin e tij ka sanksionuar Kosovën, është pjesë e kabinetit që e ka bërë. Zyra e kryeministrit, Berishës ishte zyra ku presidenti i SHBA erdhi e nxorri Kosovën të pavarur, ndërsa kjo parti në ’98 bënte protestë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Serbi në 1998. Këta e kanë bërë”, tha Balliu.

Sondazh

Poll