Politike

"Nuk lexojmë letra bakalli, kemi lexuar boll në Sky ECC", Bardhi 'shpërthen keq' ndaj Peleshit: Lësho karrigen ose bëj detyrën, nuk e çoni dot nën këmbët e Taulant Ballës

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Bardhi theksoi se autoriteti i numrit dy të shtetit nuk mund të kalojë në këmbët e kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Më tej ai tha se nuk kemi nevojë të lexojmë 'letra bakalli' nga Taulant Balla pasi kanë lexuar mjaft përgjime në Sky ECC.

16 Tetor 2025, 11:07 Nga M.L
"Nuk lexojmë letra bakalli, kemi lexuar boll në Sky ECC",
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Parisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi që të respektojë rregulloren e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Bardhi theksoi se autoriteti i numrit dy të shtetit nuk mund të kalojë në këmbët e kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Më tej ai tha se nuk kemi nevojë të lexojmë 'letra bakalli' nga Taulant Balla pasi kanë lexuar mjaft përgjime në Sky ECC.

Gazment Bardhi: Ju merrni propozime, i konsideroni si urdhër nga kryetarit të Kuvendit dhe nuk dëgjoni nëse është apo jo në përputhje me rregulloren. Nuk kemi nevojë të lexojmë letra bakalli që na vijnë nga Balla, kemi lexuar mjaftueshëm përgjime në SkyECC. Në rregullore caktohet që ndërsa dëgjohen 10 minuta pro dhe 10 kundër kalohet në votim.

A mund të ngrihet të thotë nesër s’ka Kuvend fare, por Kuvendi nuk kthehet dot në listë dëshirash të Ballës. Ose bëni detyrën ose lëshoni karrigen, jepjani zotërisë sepse nuk e çoni autoritetin tuaj dot si numri dy i shtetit në këmbët e Taulant Ballës./ Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll