Politike

Rilindja e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”/ Rama: Skuadrat finaliste do na vënë në pozitë të vështirë

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në fund skuadrat finaliste të këtij konkursi do t'i vënë në pozitë të vështirë, për të përzgjedhur projektin më të mirë.

16 Tetor 2025, 10:56 Nga I.A
Rilindja e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”/ Rama: Skuadrat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në fund skuadrat finaliste të këtij konkursi do t'i vënë në pozitë të vështirë, për të përzgjedhur projektin më të mirë. 

“Sot jemi në një kohë të re dhe që meriton një formë të re, forcë të re dhe një vëmendje të re. Unë besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do të na vënë në pozitë të vështirë, për të përzgjedhur projektin më të mirë sepse janë të gjitha skuadra me talente të jashtëzakonshme dhe kapacitete të provuara në shumë vende të tjera. Kam besim që me atë që kemi krijuar të bëjmë një gjykim ashtu si duhet. Shqipëria sot është në kohën ku synon shumë lart edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticione”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll