Politike

Mocionet me debat të opozitës! Balla: Keni bërë me qindra, të kthehemi te seanca e 18 shtatorit? Ne nuk kthehemi pas..

Tualant Balla ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend. Balla komentoi kërkesat e opozitës për mocione me debat për disa çështje duke thënë se nuk mund të kishte mocion me debat për qindra çështje.

16 Tetor 2025, 10:24 Nga M.L
Mocionet me debat të opozitës! Balla: Keni bërë me qindra,
Taulant Balla

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla ishte i pari që mori fjalën sot në Kuvend. Balla komentoi kërkesat e opozitës për mocione me debat për disa çështje duke thënë se nuk mund të kishte mocion me debat për qindra çështje.

Sakaq Balla shtoi se e dogjën mundësinë për të diskutuar në parlament e për tu kthyer në 18 shtator, ku theksoi se PS nuk kthehet më pas por ecën vetëm para.

“Sa i përket mocioneve, rregullorja është e qartë. Mocionet janë pjesë e instrumenteve parlamentare, që nisin nga më i thjeshti që është seanca e pyetje-përgjigjeve, për të shkuar te interpelanca për çështje urgjente dhe për të kulmuar me mocionet me debat, e deri te komisionet hetimore. Sa i përket kërkesës suaj, po e lexoj nenin 89; një grup deputetësh mund të paraqesin një kërkesë për mocion për çështje të veçantë dhe më pas mund të bëhet një deklaratë, që i lidhet më pas kërkesës për mocion.

Kam para një kërkesë që vjen nga PD-ja, që kërkon jo një çështje të veçantë, por disa qindra çështje; bilancin e qeverisë nga 2013-2025. Në 12 vite kemi bërë aq shumë punë sa nuk dimë ça të themi më parë. E thënë troç, ne e dogjëm mundësinë për të diskutuar siç e ka hije parlamenti për t’u kthyer te 18 shtatori. Nuk kthehemi dot pas ne, ecim vetëm para. Mund të bëjmë një mocion me debat për çështjet që ndërlidhen me rrugën tonë europiane, me procesin në BE”, tha Balla./ Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll