Politike

"E paçi me shëndet"/ Berisha festoi datëlindjen, Balla: Ai ndryshoi dhe ditën e lindjes që ta ketë afër me udhëheqësin

Gjatë fjalës së tij, duke uruar që të jetë me shëndet mirë, Balla ka deklaruar se Berisha e ka ndryshuar dhe ditëlindjen për të qenë afër udhëheqësit. 

16 Tetor 2025, 10:35 Nga I.A
"E paçi me shëndet"/ Berisha festoi datëlindjen,
Taulant Balla

TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka ironizuar datëlindjen e kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, duke uruar që të jetë me shëndet mirë, Balla ka deklaruar se Berisha e ka ndryshuar dhe ditëlindjen për të qenë afër udhëheqësit. 

“Lexojeni rregulloren, do të duhet ta mësoni. Mua më është dashur që ta mësoj përmendësh këtë rregullore që në 2005. Eh ç’kemi hequr neve. Por do të keni kohë që ta mësoni dhe ju. Ne kurrë nuk duam që ju të vuani ato që kemi vuajtur ne, në opozitë. Nuk e merrje dot fjalën nëse nuk kishe dhe rregulloren me veten dhe më pas flisje ndonjë fjalë që të kritikoje atë që keni aty. Ai ka ndryshuar ditëlindjen që ta ketë afër udhëheqësit. Gëzuar, e paçi, me shëndet ta mbani. Por mësoni rregulloren. Mos sillni këtu thashethemet e tavolinave. Por bini në dakordësi dhe t’ua miratojmë”, tha ai./Dosja.al

 

taulant balla

Sondazh

Poll