Aktualitet

Drejtoresha e Zgjerimit të KE vizitë në Prokurorinë së Posaçme/ Në fokus te diskutimeve puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar

Superti e cilësoi diskutimin me Dumanin si “shumë të frytshëm”, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të arritura nga SPAK për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

15 Tetor 2025, 21:04 Nga e, d
Drejtoresha e Zgjerimit të KE vizitë në Prokurorinë së
pamje nga takimi

TIRANË- Drejtoresha e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti ka zhvilluar një takim me Kreun e SPAK, Altin Dumanin. Superti e cilësoi diskutimin me Dumanin si “shumë të frytshëm”, duke theksuar rëndësinë e rezultateve të arritura nga SPAK për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Së shpejti pritet që Dumani të vizitojë Brukselin, ku do të prezantojë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij si drejtues i strukturës së posaçme.

Postimi në rrjete sociale:

Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë vizitës së Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.

Së shpejti presim të mirëpresim z. Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.

Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër./Dosja.al

valentina superti altin dumani spak ke bruksel

Sondazh

Poll