Aktualitet

U esktradua nga Dubai/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, mori pjesë në atentatin ndaj Arjan Ndojës

Mësohet se në vlerësimin e sotshëm të masës së sigurisë, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg'. Ndaj

15 Tetor 2025, 13:21 Nga I.A
U esktradua nga Dubai/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, mori
Amar Shkëmbi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme Amar Shkëmbin. Mësohet se në vlerësimin e sotshëm të masës së sigurisë, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg'. Ndaj tij rëndojnë tre akuza që janë :Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoji; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku, si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi ); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

amar shkëmbi gjkko arjan ndoja

Sondazh

Poll