Sport

VIDEO/ The Busby Babes dhe katastrofa ajrore e Mynihut, Manchester United kujton tragjedinë e vitit 1958

6 Shkurt 2020, 11:50 Nga DOSJA
VIDEO/ The Busby Babes dhe katastrofa ajrore e Mynihut, Manchester United kujton

MYNIH- Më 6 shkurt të vitit 1958, lojtarët e Manchester Unitedit ishin duke u kthyer nga Beogradi, ku kishin siguruar kualifikim në gjysmëfinale të Kupës Evropiane (tani njihet si Liga e Kampionëve) falë fitores kundër Crvena Zvezdas.

Lojtarët që po udhëtonin në atë aeroplan ishin vlerësuar si ndër talentet më premtues në histori të futbollit anglez, pasi që ishin në rrugë të duhur për t’u bërë skuadra e parë britanike që e fiton një trofe evropian. Megjithatë, tragjikisht, pasi ishte ndalur në Munih për t’u furnizuar, aeroplani me të cilin po udhëtonte skuadra e stafi i Manchester Unitedit, si dhe disa gazetarë, u përplas në tentimin e tretë për t’u ngritur shkaku i borës që e kishte mbuluar pistën.


Kjo tragjedi mori jetën e 23 personave, ndërsa 21 të tjerë mbijetuan. Trajneri Matt Busby shpëtoi pasi u trajtua për një kohë të gjatë në spital. Pas disa muajsh rehabilitim, Busby mendoi tërheqjen nga futbolli, duke u ndjerë përgjegjës për tragjedinë. Ishte ai që vendosi pjesëmarrjen e United në Kupën e Kampionëve në një kohë kur turneu snobohej nga klubet anglezë.

Megjithatë u bind të ndryshonte qëndrim dhe krijon nga fillimi një superskuadër me në qendër të projektit pikërisht Bobby Charlton.

Afrimi i Dennis Law dhe George Best në vitet ’60 bën që United të shndërrohet në një prej skuadrave më të forta të Europës.

Në vitin 1968, 10 vjet e 3 muaj pas tragjedisë së Mynihut, Manchester United shpallet kampion i Europës duke mundur 4-1 në finale Benfica-n e Eusebio-s.
Në finale shënon dy herë Bobby Charlton, i cili në fundin e takimit përqafohet gjatë e në heshtje me Busby-n.

United bëhet i pari klub anglez që fiton trofeun më prestigjoz për klube, ndërsa Matt Busby tërhiqet nga karriera e trajnerit një vit më vonë.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mynih tragjedia e vitit 1958 mynih tragjedia e vitit 1958

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2020, 22:11

ITALI- Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Veronës së Kumbullës dhe Rrahmanit, duke humbur një shans të artë për të parakaluar In...