Sport

Tare, nga dështak në hero! Ja bëmat që tifozët e Lazios i kanë bërë prej vitesh drejtorit sportiv

6 Shkurt 2020, 10:43 Nga DOSJA
Tare, nga dështak në hero! Ja bëmat që tifozët e Lazios

ITALI– Për të ringritur Lazion atij i është dashur shumë punë.Pas 22 ndeshjesh në këtë kampionat, kryeqytetasit ndodhen në vendin e tretë dhe kanë 1 pikë më pak se Interi, por edhe vetëm 4 pikë larg Juventusit kryesues.E kush mund ta besonte këtë? Ndërsa duartrokitjet e tifozëve të Lacios për drejtorin sportiv shqiptar janë të panumërta.

Po sa e lehtë ishte për të mbërritur deri këtu? Aspak! Po flasim për të njëjtën njeri, që mori kërcënime me vdekje. Kur i ndjeri Davide Astori do të përfundonte te Roma, rivali më i urryer dhe Lacio gjendej aq shumë pranë marrjes së Astorit, në Itali e quajtën Taren si dështak pasi nuk arriti që të bindte lojtarin.
Pikërisht tifozët e Lacios ishin ata që nisën me kërcënimet ne jetë që kalonin të gjitha limitet në drejtimin e drejtorit të tyre sportiv. Igli Tare asokohe do të ndërronte menjëherë numrin e telefonit, për t’u mos shqetësuar më tepër.

E për të vazhduar me një tjetër rast çmendurie kur tifozët e Lacios do të arrinin deri aty sa të ndërronin biletën e avionit që kishte prerë Tare, vetëm për t’i prishur axhendën.

Jo pak apo jo? Në sezonin e shkuar kur tifozët po braktisnin stadiumin dhe shqiptari u shpreh se nuk e kuptonte sjelljen në fjalë, menjëherë erdhi një letër nga tifozët, vetëm për të ulur figurën e tij.

“I dashur Igli a të kujtohet reagimi i Lotitos kur ai tha se do të luftonte me skuadrat më të forta të veriut? I dashur Igli, a të kujtohet kur ti the se do të luftonim në të treja kompeticionet? I dashur Igli dhe Inzagi, a keni pyetur veten se përse 99% e golave të pësuara vijnë me kundërsulme dhe gabime individuale? I dashur Igli a ke parë ndonjë krosim të saktë nga e djathta nga Luliç?

I dashur Igli, lojtarët tuaj i shihni të motivuar apo lodhur sepse luajnë gjithmonë? I dashur Igli ne mund të bëjmë edhe 4 artikuj, por kujtoni vetëm një gjë. Ti the se Lacio meriton respekt pasi stadiumi ishte gjysmë i boshatisur, por kjo është më shumë sesa 14 vitet ku ju nuk na keni respektuar edhe me merkaton e bërë, ku edhe Cervia Ciccio Graziani do të bënte më mirë.

Kërkoni rreth 50 emra, nga të cilët 45 janë në formë huazimi. Objektivi ngelet parametri 0 dhe ato janë zbehur për kushtet e caktuara. Kjo letër është një reflektim për çfarë ka bërë Tare te Lacio dhe mënyrën sesi ka bindur me punën e tij, për ta kthyer gjithë urrejtjen në dashuri.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare itali lazio igli tare itali lazio

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2020, 22:11

ITALI- Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Veronës së Kumbullës dhe Rrahmanit, duke humbur një shans të artë për të parakaluar In...