Sport

Jo vetëm Napoli dhe Interi, Marash Kumbullën e do edhe klubi i madh anglez!

6 Shkurt 2020, 10:51 Nga DOSJA
Jo vetëm Napoli dhe Interi, Marash Kumbullën e do edhe klubi i madh

Marash Kumbulla ka plot kërkesa. Dukej se mbrojtësi shqiptar do të transferohej nga Hellas Verona te Napoli, meqë klubi italian ka bërë një ofertë konkrete prej 20 mln eurosh, por gjërat janë më të ndërlikuara se kaq.

Sikur të mos mjaftonte interesi i Interit (por edhe i shqiptarit për t’u bërë zikaltër), në skenë është futur edhe një klub i madh anglez. Bëhet fjalë për Chelsea. Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, ka shkruar një postim në Twitter, ku shprehet se një skaut i klubit londinez ka ndjekur në stadium lojtarin 19-vjeçar.

Kalimi në Premier League do të ishte një hap i madh për Kumbullën, i cili i ka mahnitur të gjithë me aftësitë e tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea kumbulla merkato chelsea kumbulla merkato

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2020, 22:11

ITALI- Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Veronës së Kumbullës dhe Rrahmanit, duke humbur një shans të artë për të parakaluar In...