Sport

Kamerat e trupit, kjo është zgjidhja për të luftuar racizmin në Itali

6 Shkurt 2020, 10:34 Nga DOSJA
Kamerat e trupit, kjo është zgjidhja për të luftuar racizmin

Hellas Verona e ka ndarë mendjen: racizmi duhet luftuar me të gjitha mënyrat e mundshme. Klubi italian raportohet se e ka gjetur zgjidhjen me kamerat e trupit, që do të vendosin stjuartët në stadium.

Ky ka qenë një premtim nga klubi italian dhe ka filluar ta mbajë fjalën që në ndeshjen kundër Lecce, gjatë së cilës u testuan kamerat anti-racizëm.

Ndeshja e radhës do të jetë Hellas Verona-Juventus, ku stjuartët do të mund të monitorojnë nga afër me kamera si provë të gjithë tifozët,të cilët bëjnë ndonjë veprim të gabuar. Federata Italiane e ka theksuar disa herë, se klubet duhet të gjejnë zgjidhje konkrete.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport racizmi serie a zgjidhja racizmi serie a zgjidhja

Sondazh

Poll

Sport 5 Shkurt 2020, 22:11

ITALI- Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Veronës së Kumbullës dhe Rrahmanit, duke humbur një shans të artë për të parakaluar In...

Sport 5 Shkurt 2020, 19:40

TIRANË- Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot një sërë dënimesh mbi skuadrat që konkurrojnë në kampionatet shqiptare si d...