Politike

Berisha: Marrëveshjen e Trump për Gazën nuk e ka përshëndetur vetëm Koreja e Veriut, Irani dhe Ramaduro! Dënoj ashpër këtë qëndrim të narkoshtetit

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se e dënon ashpër këtë qëndrim të narkoshtetit, ndaj një marrëveshje të cilën e përshëndetën edhe ata që Donald Trump i ka cilësuar si kundërshtarë. Më tej ish-kryeministri tha se vendi ynë hesht, duke e kraharsuar me fijen e barit.

15 Tetor 2025, 13:37 Nga M.L

 

Berisha: Marrëveshjen e Trump për Gazën nuk e ka
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Marrëveshjen e Paqes në Gaza nuk e ka mbështetur vetëm Irani, Koreja e Veriut dhe Kryeministri edi Rama. Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se e dënon ashpër këtë qëndrim të narkoshtetit, ndaj një marrëveshje të cilën e përshëndetën edhe ata që Donald Trump i ka cilësuar si kundërshtarë. Më tej ish-kryeministri tha se vendi ynë hesht, duke e kraharsuar me fijen e barit.


"Por, ajo që spikat është një marrëveshje që e ka përshëndetur pothuajse e gjithë bota, e ka përshëndetur edhe Vuçiçi, e ka përshëndetur edhe ministri i Jashtëm kinez, me ato objeksionet e veta. Këtë marrëveshje e kanë kaluar në heshtje varri Kim Jong Un i Koresë së Veriut, Irani i Ajatollahëve dhe Tirana e Ramaduros. Kur në parlament ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, u ngrit me të drejtë, përshëndeti dhe siç e thamë, atë duhej ta bënte kryetari i parlamentit, përgjigja e zëdhënësit të Edi Ramës, Ballës, ishte prit, se presidenti nuk ka shkuar në Jerusalem akoma.

Tani, presidenti bëri udhëtimin epik të tij dhe këta heshtin në një akt jashtëzakonisht domethënës dhe absurd. As Pëllumbesha nuk thotë një fjalë, as Harami i Presidencës nuk shkruan një rresht, Edi Rama jo e jo. Çka flet për një qëndrim të qartë, identik me të Teheranit dhe të Koresë së Veriut. Ndërkohë, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është një vend me lidhje të forta miqësore me Izraelin, por e vërteta është edhe me shtetin e Palestinës. Tani e njohën, por ne e kemi pasur të njohur. Ne nuk e kemi ndërprerë asnjëherë njohjen e shtetit palestinez dhe këtu ka pasur gjithmonë ambasadorë të akredituar.

Në vitet e hapjes së vendit kam pritur si Shimon Perez, edhe Jaser Arafat në Tiranë. Ne kemi një veçanti në marrëdhëniet me hebrenjtë, sepse është një trashëgimi e jashtëzakonshme ajo që na lanë paraardhësit e virtytshëm gjatë luftës së dytë botërore, në një kohë kur të tjerët nuk e bënë, shqiptarët e bënë. Ajo është një nga trashëgimitë, krahas tolerancës fetare, një nga trashëgimitë më të shkëlqyera që kemi ne.

Por ne kemi simpatitë tona, kemi miqësinë tona edhe me kombin arab në tërësi, por edhe me kombin palestinez në këtë rast. Lidhjet tradicionale me këto vende dhe se ç’ndodhi me telefonin e Tiranës, pse ky telefon funksionoi me Teheranin dhe Phenianin, do merret vesh në javët që vjen, por ky është një qëndrim i dënueshëm. Dhe unë dënoj absolutisht, thellësisht qëndrimin që mbajnë ndaj një marrëveshje, të cilën e përshëndetën edhe ata që Donald Trump i ka cilësuar si kundërshtarë, dhe që janë faktuar si kundërshtarët e tij, në SHBA. Kurse Shqipëria hesht... narkoshteti shqiptar hesht si fija e barit," tha Berisha./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll