Aktualitet

Iu gjet arsenal armësh në banesë, Gjykata e Fierit cakton arrest në burg për Milasin Ramajn

Sot Ramaj ka dalë përpara gjykatës ku dhe është njohur me masën e sigurisë, vendim i marrë nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

15 Tetor 2025, 10:20 Nga I.A
Iu gjet arsenal armësh në banesë, Gjykata e Fierit cakton arrest
Milasin Ramaj

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg ditën e sotme Milasin Ramajn, i cili u kap me arsenal armësh. Sot Ramaj ka dalë përpara gjykatës ku dhe është njohur me masën e sigurisë, vendim i marrë nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Milasim Ramaj u vu në ndjekje nga policia pas një denoncimi nga emisioni 'Piranjat'. Milasin Ramaj, 38 vjeçari nga Fieri që dispononte një arsenal armësh e municionesh u arrestua nga policia e Fierit. Trafikanti i armëve që dyshohet se ua shiste kriminelëve për të kryer edhe ngjarje kriminale. Gjatë kontrollit fizik 38 vjeçarit përveç armës së zjarrit që ishte përgatitur ta shiste, iu gjetën e sekuestruan edhe 3500 euro.

Në vijim, shërbimet e Policisë kryen veprime të tjera hetimore të cilat zbuluan një banesë (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.

Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar: 

-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuara me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator
-1 armë zjarri pistoletë
-1 armë zjarri pistoletë automatike
-2 silenciatorë
-9 karikatorë automatiku
-3 karikator pushke
-2 krehra pistolete
-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm

milasin ramaj

Sondazh

Poll