Aktualitet

Alarm për bombë në Kukës, qytetarët të tmerruar! Blutë rrethojnë bulevardin, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

Raportohet se menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.

15 Tetor 2025, 08:54 Nga M.L
Alarm për bombë në Kukës, qytetarët të tmerruar!
Foto ilustruese, policia e Kukësit

KUKËS- Banorët e Kukësit janë zgjuar të tmerruar pasi një ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Raportohet se menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.

Burime për mediat bëjnë me dije se forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës. Sipas informacionit të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.

Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./ Dosja.al

bombe ne kukes alarm

Sondazh

Poll