Aktualitet

Plagosi me thikë të moshuarin brenda një lokali në Berat, autori bie në pranga pas disa muajsh në arrati

 Mbi 36-vjeçarin rëndon vepra penale “plagosja e rëndë me dashje”, pasi në muajin mars ai plagosi të moshuarin me thikë. 

15 Tetor 2025, 09:40 Nga M.L
Plagosi me thikë të moshuarin brenda një lokali në Berat,
Foto ilustruese

BERAT- Asllan Fatiu ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme si autori i plagosjes së 85-vjeçarit Todi Biçaku, ngjarje e ndodhur më 24 mars të këtij viti në një lokal në Berat. Mbi 36-vjeçarin rëndon vepra penale “plagosja e rëndë me dashje”, pasi në muajin mars ai plagosi të moshuarin me thikë. 

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar”, njofton policia. 

NGJARJA ( 24 mars 2025):

Një plagosje me thikë ka ndodhur në një lokal më lagjen “Çelepias” në Berat. 85-vjeçari Todi Biçaku është plagosur me thikë në bark nga Asllan Fatiu, i cili është larguar nga vendngjarja. Mësohet se autori ka hyrë në lokal dhe ka kërkuar një shtetas por pasi i kanë thënë se nuk ndodhej në ambjentet e lokalit, autori ka filluar të shajë klientët. Pas kësaj, është ngritur i moshuari (klient në lokal) dhe i ka kërkuar të dali jashtë dhe autori e ka qëlluar me thikë.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, që po kryejnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Burimet zyrtare policore konfirmojnë se, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për këtë janë marrë edhe kamerat e sigurisë të biznesit dhe bizneseve përreth./ Dosja.al

asllan fatiu todi biçaku

Sondazh

Poll